INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet e reja tronditëse nga nata e horrorit: Kim K kishte frikë se do ta përdhunonin! [FOTO]

Detajet e reja tronditëse nga nata e horrorit: Kim K kishte frikë se do ta përdhunonin! [FOTO]

Publikuar më: 09:06 04-10-2016

Ishte një natë që padyshim do të qëndrojë gjatë në kujtesën e Kim Kardashian.

Bukuroshja 35 vjeçare pa tmerrin me sy ndërkohë që kishte frikë se personat që e grabitën do ta përdhunonin. Tashmë janë zbuluar dhe detaje të reja tronditëse mbi natën e djeshme, ku grabitësit i vodhën bizhuteri me vlerë që kapnin milionat e dollarëve dhe më pas e lanë të lidhur në banjo. Kim ishte duke fjetur me vetëm një këmishë nate kur dëgjoi grabitësit që bllokuan shkallët e apartamentit ku po qëndronte në Paris. Ajo u përpoq që të telefononte truprojën e saj kur telefoni iu mor nga dora. Mikesha e saj Simone Harouche që po qëndronte poshtë e mbylli veten në banjo dhe mori në telefon truprojen e Kim, i cili ndodhej në një klub nate aty afër me Kourtney dhe Kendall.

Ndërkohë grabitësit morën Kim zvarrë nga krevati, momente në të cilat bashkëshortja e Kanye West pati frikë se do ta përdhunonin. Më pas bukuroshja 35 vjeçare u përgjërua për jetën e saj, duke ulëritur se kishte dy fëmijë, ndërsa personat e veshur si policë i lidhën duart dhe këmbët me ngjitëse përpara se ta linin në vaskën e dushit. Truproja Pascal Duvier mbërriti 2 minuta më vonë, kur grabitësit ishin larguar, dhe gjeti Kim të tronditur, por të paprekur fizikisht.

Gjithçka ajo dëgjoi ishin thirrjet "Ring, ring" të grabitësve francezë, në kërkim të unazës (në foto) prej 4.5 milionë dollarësh, të cilën më vonë e vodhën.

Article Logic
Execution time: 0.002432107925415