Një incident kaotik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin e Prishtinës,ku në një festë birre që organizohej në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë dëgjuar të shtëna me armë. Fillimisht ka qenë e paqartë se çfarë po ndodhte në kryeqytetin kosovar, ndërsa qytetarët janë larguar me shpejtësi në drejtime të ndryshme nga frika e një sulmi terrorist, e si pasojë janë lënduar disa persona.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në një konferencë për shtyp të njërit prej mjekëve, bën me dije se lëndimet janë të lehta. “Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Janë 42 të lënduar deri më tash me lëndime të lehtë, vetëm dy janë me thyerje”
Fillimisht u raportua për një 15 vjeçar të plagosur,por mjekët e kanë mohuar këtë, duke thënë se janë vetëm 42 të lënduar.