Prej më shumë se dy vitesh kanë tentuar që lidhjen ta mbajnë sekrete megjithatë shpesherë fotot ku janë kapur mat i kanë nxjerrë zbuluar. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj se kanë pranuar kurrë publikisht se janë në çift, por jo rrallë herë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shumë detaje na kanë lënë të kuptojmë që janë të lidhur.
Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, Luana dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta. Luana do të performonte në Ulqin dhe Krenari i komentonte se duhet të njoftonin zjarrfikësit, pasi pritej ta ndizte flakë atmosferën.
As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej duke i shkruar: “Thirri ti!”, Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para tre viteve kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi në një farë mënyrë lidhjen me Krenarin, ishte në emisionin e saj kur tha se u qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.
Por cilat janë rastet kur ata janë kapur mat bashkë?
Intv.al ua tregon nëpërmjet fotove të mëposhtme.
Luana dhe Krenari në aeroport
Luana dhe Krenari në dasmën e Marinës dhe Getoarit
Luana dhe Krenari në aeroport duke u nisur për Zvicër
Luana dhe Krenari në një darkë familjare
Luana dhe Krenari në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledionit
Luana dhe Krenari në Kishë për festën e Krishtlindjeve
Luana dhe Krenari në një shëtitje
Luana dhe Krenari duke u puthur në dasmën e Marinës
Luana dhe Krenari me pushime në Maldive
Luana, Krenari dhe e ëma e Luanës
Kur Luana se vuri re që Krenari ka dalë prapa saj në foto
Luana shkëmben komentet me kushërirën e Krenarit
Luana reklamon biznesin e Krenarit
Luana dhe Krenari në studio