INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet që u vunë re në seancën e shkurtër të Kuvendit. Ja çfarë ndodhi

Detajet që u vunë re në seancën e shkurtër të Kuvendit. Ja çfarë ndodhi

Publikuar më: 11:25 09-09-2017

Në seancën e parë të Kuvendit për këtë legjislaturë, Lulzim Basha rikthehet si deputet pas 6 vitesh, për herë të parë, si lider i opozitës. Mungesa e tij në legjislaturën e kaluar la jo pak vende për aludime e për debate, se kush ishte lideri i vërtetë i opozitës. Basha ka dashur të marrë fjalën qysh në seancën e parë, por nuk i është dhënë për shkak të procedurës. Në përfundim të seancës, lideri i opozitës u shprehur se “fjala e tij do të dëgjohet në seancën që do të mbahet pasdite". Ndërkohë lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi për mediat se Lulzim Basha do jetë zëri kryesor i opozitës në Kuvend. "Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha. Gjatë seancës së parë parlamentare e cila zgjati disa minuta u vunë re jo pak detaje. Duket se liderët e partive kryesore kanë zgjedhur të ulën pranë njerëzve më të afërt të tyre. Pranë Sali Berishës janë ulur Tritan Shehu dhe Jorida Tabaku duke zëvendësuar kështu dy figurat e njohura të PD-së Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, të cilat nuk u përzgjodhën për të qënë në listën e deputetëve të kësaj force politike. Kreu i PD-së,Lulzim Basha, u ul në krah të Genc Pollos dhe Oerd Bylykbashit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama,ka zgjedhur të ulet pran Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi qëndroi e ulur pranë dy figurave kryesore të kësaj force politike,pranë Petrit Vasilit dhe Luan Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0019199848175049