INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet rrëqethëse të babait monstër. 'Me mua deri në vdekje, fëmijën do e rrisim bashkë!'

Detajet rrëqethëse të babait monstër. 'Me mua deri në vdekje, fëmijën do e rrisim bashkë!'

Publikuar më: 13:11 01-09-2018

Detaje të reja janë zbuluar nga historia monstruoze e babait përdhunues në Tiranë. I ati e la shtatzëne të bijën në moshën 19-vjecare, dhe e privoi nga liria e saj për të jetuar jetën jashtë mureve të dhomës ku jetuan për 16 vite bashkë, dhe të mos gjente dashurinë. Vajza abortoi, por babai i kërkoi ta mbante fëmijën: "Do rrish me mua derisa të vdes". Ai është lënë në "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës ku ka rrëfyer disa nga tmerret që i ka shkaktuar së bijës.
Fillimisht babai nuk ka pranuar asgjë, duke e quajtur një "çmenduri" të së bijës, por më tej i vënë nën presion, ai ka rrëfyer gjithcka. Nuk ka qenë aspak i prekur apo i penduar për atë se çfarë kishte bërë dhe dramën që kishte shkaktuar në jetën e vajzës së tij. Madje nuk ka ngurruar të bëjë me faj vetë vajzën duke u shprehur se në disa raste "ajo donte vetë". Në rrëfimin gjakftohtë 61-vjecari ka treguar se në moshën 19-vjeçare e ka lënë shtatzënë vajzën e tij, me një fëmijë që nuk e pa kurrë dritën e kësaj bote pasi e reja abortoi. Thotë me "krenari" se fëmijën do e mbante dhe se vajzës së tij i kishte "premtuar" se do ta rrisnin bashkë. Prej gjashtë vitesh vajza jetonte vetëm me të atin brenda katër mureve të një dhome të vetme, në skamje të plotë. Vajza tjetër e familjes ishte larguar pasi u martua, ndërsa djali kishte ikur të jetonte i vetëm me qira. Por për 25-vjeçaren, nuk do të kishte martesë! Babai monstër i thoshte se ajo do të ishte pranë tij deri ditën që do të mbyllte sytë, nga pleqëria, apo nga ndonjë ndëshkim hyjnor për makabritetin e bërë ndaj së bijës.
Ai tashmë është arrestuar dhe do të përballet me tre vepra të rënda penale: marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje, vepra penale për të cilat rrezikon të kalojë në burg pjesën e mbetur të jetës. Gjykata e Tiranes vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal, "arrest me burg".

Article Logic
Execution time: 0.0017578601837158