Një krim i dytë brenda familjes ka tronditur Italinë.
Shqiptarja Fjoralba Nonaj 34 vjeç u vra ditën e djeshme në sy të fëmijës 5 vjeç nga ish burri i saj maroken.
Sipas mediave të vendit fqinjë çifti kishte disa muaj që ishin ndarë por që marokeni 35 vjeç nuk e kishte pranuar një gjë të tillë.
Madje e kishte kërcënuar disa herë me jetë por që mesa duket Nonaj nuk e ka marrë seriozisht.
Ditën e djeshme shqiptarja teksa ishte në makinë me të birin 5 vjeç është goditur disa herë me thikë nga ish bashkëshorti i saj.
Pavarësisht se u transportua menjëherë për në spital, viktima s'mundi ti mbijetonte plagëve duke humbur jetën.
I mituri është në gjendje shoku dhe është nën kujdestarinë e të afërme të viktimës.