Pas disfatës me Islandën, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet mbrëmjen e sotme me Moldavinë në “Elbasan Arena”. Si zakonisht, para kësaj sfide, në konferencë për mediat kanë dalë trajneri Edi Reja dhe kapiteni i kuezinjve, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi shkodran që aktivizohet te Napoli i la të gjithë pa fjalë gjatë konferencë, jo me deklaratat e tij por me orën të cilën mbante në dorë. Nuk ishte orë e zakonshme, por një orë që vlen plot 190 mijë $, orë e markës zviceriane Audemars Piguet, me flori të bardhe dhe diamantë.
Epo paga e tij prej rreth 1.6 milionë eurove ia krijon kushtet Hysaj të blejë një orë me çmim të tillë.