Me të mirat apo të këqijat e tij, një tjetër vit po ikën dhe pak orë na ndajnë që të hymë në vitin 2019. Teksa të gjithë po bëhen gati për të festuar, nëse hyni në rrjetet sociale, shohim vetëm mesazhe urimi apo dedikime të veçanta për festën. Mirëpo një gjë na ka bërë përshtypje dhe pothuajse e kemi parë në Instagramin e të gjithëve.
Duke filluar që mbrëmjen e djeshme dhe deri më tani kemi parë në Instagram se shumë njerëz kanë vendosur të ndajnë në Insta Story kujtimet e tyre të vitit që po lemë pas, shkruan intv.al. Ata kanë hapur arkivat dhe kanë postuar foto e video që nga janari i 2018-ës e deri në këto momente. Për ta ilustruar më mirë, ne po ju tregojmë këto postime të Encës, Rinës dhe Almeda Abazit.
Edhe ju keni postuar kujtimet e 2018-ës në Instagram?