Ditën e djeshme showbizz-i shqiptar u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta parakohe të aktorit kosovar, Arti Kurti i cili ka aktruar në një nga serialet më të njohura, “O sa mirë’.
Pasi pamë që kolegët e të ndjerit ta shprehnin publikisht dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre edhe një personazh tjetër i famshëm i showbizz-it ka zbuluar lidhjen që nuk e dinim me aktorin e ndjerë.
Bëhet fjalë për Elita Rudin e cila ka shkruar disa fjalë të ndjera për mikun e saj të mirë në një status në Instagram duke e shoqëruar me një kolazh fotosh nga momentet e tyre së bashku.
“Asnjë fjalë nuk mundet me spjegu dhimbjen që mka kaplu për lajmin që e morra sot. Tu prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës Art Kurti. Do të kujton gjithmonë “ halla jote “, shkruan Elita në postimin e saj për aktorin e ndjerë që ndërroi jetë ditën e djeshme./intv.al/