Që nga muaji tetor i 2018 Elvana Gjata ishte “zhdukur” nga rrjetet sociale dhe jeta publike në Tiranë. Asnjë gjurmë prej saj menjëherë pas ngjarjes në zonën e ish bllokut. Para dy ditësh, falë miqve të saj Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj edhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja është ndodhur në biznesin e stilistit në Prishtinë, ku po vijon përgatitjet e fundit për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”.
Ishte moderatori Mamaqi, i cili publikoi foton krah stilistit Sahiti, ndërsa shkroi në foton që u fshi:
“Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata që vetëm mu më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”.
E si për rastësi po këtë fundjavë, drejt Kosovës la udhëtuar edhe Flori Mumajesi i cili ka publikuar një foto mes miqsh në një nga baret e njohura të Prishtinës.
Por ndryshe nga Elvana që kishte shkrepur një foto të mirë, Flori e quan fotografin e tij të lodhur. Mos vallë ishte si “kunj” pasi ai e postoi foton më vonë? Se neve foto s’na duket dhe aq keq.