E kush tha që nëse ke fat në lojë nuk ke në dashuri pasi bukuroshja Jenner vërteton të kundërtën.
Ndarja me të dashurin nuk zgjati shumë sepse ajo iu rikthye historisë së dashurisë me reperin Tyga. Gjithashtu edhe linjën kozmetike “Kylie Cosmetics”, duket se po ecin mjaft mirë pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë. 18 vjeçarja me siguri ecën në jetë me moton “Asgjë nuk është e pamundur” dhe këtu nuk do të mund të mos përmendnim edhe vilën e saj luksoze. Por ja që vetë Kylie së fundi na ka zbuluar një detaj për veten të cilin nuk e dinim. Nëse teksa e shihni nëpër daljet e saj, mendoni se një pjesë të mirë të kohës e kalon për të kombinuar veshjet e çdo dite, e keni gabim. Ajo i bën gati paraprakisht se çfarë do të veshë përgjatë një jave dhe i mban ato që zgjedh veç në dhomë. Duket se Kylie nuk është tipi i vajzës që sa herë i duhet të dalë, të vendosë në moment se çfarë do të veshë. Një këshillë e mirë kjo për të gjitha vajzat të cilat në këtë mënyrë reduktojnë stresin e look-ut.