INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detektivja nga Tirana që zbulon tradhëtinë në çift: Unë të fik derën

Detektivja nga Tirana që zbulon tradhëtinë në çift: Unë të fik derën

Publikuar më: 20:08 24-02-2017

Nëse keni dryshime se partneri juaj ju tradhëton, tashmë keni ku të qani hallin. Ajo quhet Shkëndije Lili, është certifikuar si detektive private në Tiranë dhe ka nisur punën në zbulimin e tradhtisë në çift.  Shkëndija është shprehur familja e saj nuk ishte dakort që vajza e tyre të bënte këtë shkollë, por u mësuan me këtë fakt dhe e pranuan atë.

“Ishte e vështirë t’i bindje, por unë ndërkohë isha regjistruar në shkollë, ndërsa shoqëria më njihte tipin dhe e dinin që mund ta bëja, por prapë më shihnin të habitur”- ka treguar Shkëndija për “Pasdite në Top Channel”.

Dhe pyetja që pritej me shumë interes ishte pikërisht “cila nga gjinitë është më shumë e interesuar”.

 “Në përgjithësi ka dhe femra dhe meshkuj të cilët duan të dinë, por në numër më të madh janë meshkujt” -ka thënë detektivja.

E pyetur se çfarë mendojnë familjarët tani që ajo është kthyer në një “spiune” Shkëndija rrëfen se: “Më kanë frikë, disa herë më thonë mos se kjo të fik derën” ka rrëfyer ajo.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249