INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deti “i tërbuar”, pushuesit kapen mat nga dallgët [VIDEO]

Deti “i tërbuar”, pushuesit kapen mat nga dallgët [VIDEO]

Publikuar më: 09:15 29-07-2019

Moti i keq me shira ka përfshirë jo vetëm Europën por edhe Amerikën Jugore. Më shumë e kanë ndjerë pushuesit të cilët në plazhe janë përballur me stuhi dhe me dallgë të mëdha të detit.

Ashtu si në Europë apo në Shqipëri, ku dallgët lanë pas dy viktima dhe rrezikuan jetën e 26 pushuesve të tjerë, edhe në Rio de Janeiro është krijuar panik nga deti i “tërbuar”.

Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa një dallgë e madhe ka shkuar përtej çadrave të pushuesve në breg dhe ka marrë me vete gjithçka ka gjetur para.

Më pas teksa dallga tërhiqet pushuesit vrapojnë që të mbledhin sendet e tyre personale të shpërndara nga uji.

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594