INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Deti’, Ministria e Jashtme Greke vlerëson marrëveshjen e re

‘Deti’, Ministria e Jashtme Greke vlerëson marrëveshjen e re

Publikuar më: 09:17 01-05-2018

Ministria e Jashtme Greke ka përshëndetur klimën pozitive e konstruktive të raundit të parë të bisedimeve për ‘Detin’. Në faqen zyrtare të kësaj ministrie është vlerësuar klima bashkëpunuese një ditë pas bisedimeve Shqipëri-Greqi në lidhje me marrëveshjen e re për kufirin detar. Ministria greke informon se në 30 prill u zhvilluar në Tiranë raundi i parë i bisedimeve për përcaktimin e zonave të dy vendeve dhe se takimi është kryer në klimë bashkëpunimi dhe se biseda ka qenë mjaft konstruktive. Ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bashti e kishte paralajmëruar këtë takim më herët gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

‘Ka patur vonesa të ndikuara nga situata e brendshme dhe se për shkak të nevojës për një rakordim më të mirë nga ana jonë. Javën tjetër do të jetë raundi i ngociatave në nivel ekspertësh grekë e shqiptarë për sa i përket kësaj marrëveshje për zonat detare. Ndërkohë, puna po vijon me të gjitha format e tjera. Mendoj se procesi i bisedimeve për të gjitha temat që janë në bisedime me Greqinë është futur në normalitet dhe besoj se do të kemi mundësinë që të ecim përpara në adresimin e këtyre temave’’ ka pohuar ministri Bushati.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268