INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS kundër qeverisë. Hoqët bixhozin për të varfrit dhe jo për të pasurit

Deputeti i PS kundër qeverisë. Hoqët bixhozin për të varfrit dhe jo për të pasurit

Publikuar më: 13:03 03-12-2018

Diskutimi i Projektbuxhetit dhe Paketës Fiskale ka nxjerrë në pah kundërshtinë që deputeti Paulin Stërkaj është kundër qeverisë për lojërat e fatit. Në Kuvend, ai tha se është pro heqjes së bixhozit, por kjo duhet të ndodhë edhe në hotelet me 5 yje. Sipas tij nëse merret ky vendim për ti hequr, duhen hequr në çdo institucion turistik, dhe jo të bëhen diferencime mes shoqërisë.

Paulin Sterkaj:
“Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik. Jam kundër Braçes që ti vëmë 30% sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozim, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfrit s’paskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723