INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Dezinformimi’, manjati amerikan i përgjigjet Zuckerbergut: “Botuesit duhen të paguhen më shumë”

‘Dezinformimi’, manjati amerikan i përgjigjet Zuckerbergut: “Botuesit duhen të paguhen më shumë”

Publikuar më: 08:22 24-01-2018

Miliarderi dhe manjati i medias, Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si “të besueshme”.

Një ditë më parë, pronari i gjigandit Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se për të luftuar dezinformimin, rrjeti social do t’u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme shkruan GazetaTema.

Por Murdoch, pronar i “News Corp”, i cili ndër të tjera, ka në pronësi edhe “Fox News”, “The Wall Street Journal”, “The Times” i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.

Murdoch kërkon nga themeluesi i Facebook të paguajë botuesit mbi një bazë të rregullt për të treguar se në fakt është i angazhuar për të mbështetur gazetarinë profesionale dhe të besueshme.

“Botuesit padyshim kanë përmirësuar vlerën dhe cilësinë e Facebook, përmes lajmeve, por nuk shpërblehen në mënyrë adekuate për këto shërbime”, tha Murdoch.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607