INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dha vendimin për protestuesit e Kukësit, gjyqtarja del e shoqëruar nga policë [FOTO]

Dha vendimin për protestuesit e Kukësit, gjyqtarja del e shoqëruar nga policë [FOTO]

Publikuar më: 17:01 04-04-2018

Gjyqtarja Alma Ahmeti është gjyqtarja e cila mori sot vendimin për protestuesit e Rrugës së Kombit duke lënë në burg 11 prej tyre.

Seanca për protestuesit u shoqërua me tension si në ambjentet e Gjykatës së Tiranës por edhe jashtë saj, ku mbështetës të protestuesve kërkonin lirimin e tyre.

Të gjithë ishin me veshë tek vendimi që do të komunikonte gjyqtarja Ahmeti.

Dhe pas mbarimit të seancës ajo është parë të dalë nga Gjykata e shoqëruar nga forca policie siç duket edhe nga fotot.

4.PNG

gjyqtarja.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762