INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhëndri i ri paska shkaktuar pakënaqësira në familje, Greta Koçi rrëfen: ‘’Jam shumë xheloze për Gencin…’’

Dhëndri i ri paska shkaktuar pakënaqësira në familje, Greta Koçi rrëfen: ‘’Jam shumë xheloze për Gencin…’’

Publikuar më: 17:36 24-02-2019

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet që kanë shkaktuar shumë zhurmë në media me lidhjen e tyre.

Dikur dyshonin nëse ata ishin bashkë, më pas dyshimet filluan për faktin nëse Genci preferohej nga familja e Enit, ndërsa çifti këto zëra i ka pushuar të gjitha me foton ku këngëtari i propozonte ulur në gjunjë në një ambient mjaft romantik.

Nga çifti shumë shpejt mund të presim një dasmë, e cila do të jetë nga ato të paharrueshmet.

Për marrëdhëniet e mira midis familjes dhe Gencit ka folur së fundmi edhe Greta Koçi, motra e madhe e Enit.

Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, Greta u pyet pikërisht për këtë temë dhe ajo tregoi disa detaje mjaft interesante.

Greta Koçi pranoi të jetë xheloze për marrëdhënien që familja e saj ka me dhëndrin e ri:

“Me Gencin kemi raporte shumë të mira, po e fus dhe unë veten në këtë raport sepse jam vajza e madhe e shtëpisë. Na respekton shumë, e respektojmë shumë. Dua të them që kur vjen Genci, mamaja ime i hyn çdo gjëje me themel, gatuan gjërat më të mira. Dhe unë i them, moj ti, kur të të vijë dhëndri i madh, do bësh kështu? Do bëj thotë, do bëj dhe më shumë”.

Mesa duket Genci ka fituar zemrën e familjes, ndërsa Greta Koçi është ende në kërkim pa ndonjë të re nga jeta e saj private.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439