INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhëndri lë dasmën në mes për të shpëtuar nga mbytja një 18-vjeçar

Dhëndri lë dasmën në mes për të shpëtuar nga mbytja një 18-vjeçar

Publikuar më: 10:09 09-08-2018

Zac Edwards, 32 vjeç, nuk e mendoi dy herë. Ai ndërpreu xhirimet fotografike të ceremonisë së dasmës që po zhvillohej në plazh për tu zhytur në ujë dhe për të shpëtuar një 18 vjeçar, i cili po rrezikonte mbytjen. Dhëndri hero, një oficer jo i autorizuar në Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, sapo ishte martuar me 32 vjeçaren Cindy. 

cifti_1.jpg

Siç raporton Daily Mail, Zac dhe Cindy sapo kishin thënë po dhe ishin duke realizuar xhirimin e fotografive në plazh, kur dëgjuan britmat e një gruaje. Kjo e fundit tregoi Jamel Robinson, një 18-vjeçar i cilido rrezikonte mbytjen. Zac arriti të heqë këmishën e tij, u përpoq të bënte të njëjtën gjë me pantallonat e shkurtra, por nuk kishte më shumë kohë: Jameli vazhdoi të largohej nga bregu për shkak të rrymave të forta. Dhëndri u zhyt dhe u përpoq ta shpëtojë me vështirësi, derisa arritën forcat e shpëtimit. Zac ndihmoi ekipet të ngarkojnë 18-vjeçarin në një motoçikletë dhe pastaj hipi edhe vet dhe u kthehe në breg.

foto_nga_shpetimi.jpgGjithçka është mirë, përfundoi mirë. "Jam shumë i lumtur për atë që kam bërë", tha më vonë i porsamartuari. "Unë me të vërtetë e vlerësoj këtë," tha Jamel, duke falënderuar Zac që i shpëtoi jetën. Pastori që celebroi martesën e lavdëroi dhëndrin për aktin e guximit: "Ishte e pabesueshme: fakti që ky njeri ka 'sakrifikuar' kohën në ditën e tij të veçantë për të shpëtuar dikë tjetër është i admirueshëm"-tha ai.

cifti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432