INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dhimbja është demoralizuese', këngëtarja e famshme zbulon problemet me shëndetin [FOTO]

'Dhimbja është demoralizuese', këngëtarja e famshme zbulon problemet me shëndetin [FOTO]

Publikuar më: 13:33 05-10-2019

Ylli australian i muzikës Pop, Sia, ka zbuluar se ajo vuan nga një sëmundje neurologjike, e cila i shkakton dhimbje kronike.

Një një postim në Twitter, këngëtarja dhe kompozitorja, tha se ajo ka sindromën e Ehlers-Danlos (EDS), një gjendje e rrallë që mund të shkaktojë dhimbje në nyje dhe lodhje ekstreme.

43-vjeçarja njihet për mbajtjen sekret të jetës së saj private, teksa e shohim gjithmonë të fshehë fytyrën e saj poshtë parukeve.

Në postimin e saj ajo ka shkruar: “Doja vetëm t’i thoja atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë ajo fizike apo emocionale, se ju dua dhe vazhdoni të ecni përpara. Dhimbja është demoralizuese dhe ju nuk jeni vetëm”.

Ajo ka patur një varg hitesh solo, si dhe ka shkruar këngë për këngëtare të famshme si Rihanna, Beyonce, Katy Perry dhe Adele.

Kujtojmë se Sia disa vite më parë ka folur rreth varësisë së saj nga alkoolit dhe ilaçeve për dhimbje. Ndërkohë, vitin e shkuar ajo bëri një postim ku festonte “tetë vite ‘pastërti'".

siaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271