INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhimbje gjatë ciklit menstural? Ja si të qetësoheni

Dhimbje gjatë ciklit menstural? Ja si të qetësoheni

Publikuar më: 14:47 28-08-2017

Dhimbjet e periodave janë diçka që mund të prekin çdo femër. Shumë prej nesh, gjatë kohës që krizat fillojnë, preferojmë të rrimë shtrirë në krevat dhe të mbuluar. Kjo do të thotë se disa herë do të jemi të detyruar të humbasim gjëra si puna, shkolla, daljet jashtë me miqtë e shumë të tjera.

Dhimbjet e periodave mund të lehtësohen me disa mënyra natyrale, të cilat janë provuar se mund të lehtësojnë dhe zhdukin dhimbjen dhe mbi të gjitha nuk shkaktojnë dëme anësore në trupin tuaj.

Joga
Jo vetëm që relakson trupin dhe mendjen , por ju lehtëson dhe nga dhimbjet . Të mbash pozicionet e caktuara e ndihmojnë trupit të relaksohet dhe ua heq mendjen nga dhimbja. Pra, herën tjetër që do keni frikën e dhimbjeve, provoni një klasë joge.

Dilni për vrap ose ecje
Sekreti i vërtetë i të larguarit të dhimbjes është të lëvizësh. Ushtrimet ndihmojnë duke lehtësuar procesin e daljes së lëngjeve. Pas vrapit është e sigurt që do ndiheni 100 herë më mirë.

Bëni një dush
Pasi të keni vrapuar e të jeni djersitur, zhytuni në vaskën tuaj. Sapunët aromatikë ose edhe qirinjtë ndihmojnë shumë në procesin e të qetësuarit. Uji i ngrohtë i ndihmon muskujt të qetësohen dhe të marrin veten.

Rehatohuni me një bidon me ujë të nxehtë
Një alternativë natyrale për të shpëtuar nga dhimbjet është edhe një bidon me ujë të ngrohtë. Nxehtësia mbahet në zonën ku ndihet dhimbja e brendshme, nga ku aktivizon receptorët e nxehtësisë në trupin tonë dhe nga ana tjetër bllokon receptorët kimik të dhimbjes.

Pini një gotë me çaj kamomili
Çaji i kamomilit përmban glicine , një kimikat i cili ndihmon në kontrollimin e spazmave të muskujve duke përfshirë këtu edhe ato të periodave.

Shmangni kafenë
Kafeja ju dehidraton dhe shkakton fryrje të parehatshme, të cilat vetëm e përkeqësojnë dhimbjen e periodave. Mund të shërbejë gjithashtu si agjent inflamator dhe të irritojë në këtë mënyrë organet e brendshme.

Pini një gotë vere të kuqe
Mund të shijoni një gotë me verë të kuqe gjatë periodave dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Një komponentë i gjetur në verën e kuqe ka treguar se redukton kontraktimet e mitrës dhe detyrimisht edhe dhimbjet. Gëzuar!

Shmangni ushqimet e kripura
Mund të jeni duke përjetuar disa kontraktime të fuqishme, por përpiquni t’i rezistoni ushqimeve të kripura. Ashtu si kafeja, edhe ushqimet e kripura ju dehidratojnë duke ju lënë të ndiheni të fryrë dhe duke krijuar një gjendje parehatie.

Çokollata e zezë
Gjatë dhimbjeve të periodave mund të përdorni pak çokollatë të zezë dhe keni për të vënë re se ajo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Në të gjendet endorfina, e cila e vendos trupin tuaj në një humor më të mirë dhe shërben si një qetësues natyral.

Një kuti me akull
Disa femra preferojnë ftohtësinë që ofron një pako me akull në krahasim me një bidon me ujë të nxehtë. Akulli ul inflamacioni në zonën e fundit të barkut dhe ju ndihmon të ndihemi më të qetë dhe të rehatshëm.

Pini ujë
Të qenit të hidratuar është shumë e rëndësishme gjatë periodave. Pirja e sa më shumë uji do t’ju ndihmojë të nxirrni lëngjet e tepërta të mbledhura në trupin tuaj. Mundohuni të keni me vete gjithmonë një shishe me ujë për t’u siguruar se nuk do të jeni të etur në asnjë moment.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083