Një deklaratë mjaftoi për t’u vënë flakën mediave.
Tashmë ama Dorina po kërkon që të sqarojë gjithçka dhe mund të themi se ia ka arritur nëpërmjet një postimi në Instagram. Nuk ka dhe aq rëndësi fotoja e saj në plazh me qenin, sa mbishkrimi i cili në këtë rast është një deklaratë e mirëfilltë. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshjen me Encën, e cila duket se ka lindur e gjitha në media, me një fjali të vogël të Dorinës që u mor dhe u përdor pa kursim. Kur u pyet se kë nga personazhet e shoëbiz do të rimodelonte, ajo u përgjigj Encën duke shtuar se “dhjamin e ka halë në sy”. Kaq mjaftoi që të gjente veten në portalet rozë me qëllimin “për të futur në gërshërë Encën”. Por duket se Dorina nuk dëshiron që kjo histori të “trashet” më shumë se kaq dhe ka dhënë menjëherë përgjigje. Të gjithën e gjeni tek mbishkrimi i fotos së mëposthme.