INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhjetëra të vdekur nga sulmet terroriste në Afganistan

Dhjetëra të vdekur nga sulmet terroriste në Afganistan

Publikuar më: 15:17 24-02-2018

Dy sulme janë regjistruar në Afganistan duke lënë dhjetëra të vdekur. Një sulmues me një bombë vetëvrasëse ka lënë të vdekur të paktën dy persona, në sulmin që ka ndodhur në një zonë diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e ka marr përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se gjashtë persona janë plagosur në sulmin e ditës së sotme, afër selisë së NATO-s dhe jo shumë larg ambasadës amerikane. Në të njëjtën kohë, ministria e Mbrojtjes afgane, ka njoftuar se 18 ushtarë kanë vdekur në një sulm të talibanëve në perëndim të Afganistanit. Militantët e talibanëve dhe IS-it kanë kryer një varg sulmesh kundër trupave afgane dhe policisë në muajt e fundit. Ushtarët afganë janë përballur me atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si numër “shokues” të viktimave, prej kur forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin e tyre më 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266