INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dhjetra rrëshkitje në rrugë, persona me fraktura dhe lëndime në Spitalin e Traumës [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 12-01-2017

Kënaqësia e reshjeve të dëborës një natë më parë në kryeqytet i ka lënë vendin ngricave dhe pasigurisë së qytetarëve për të ecur, sidomos në rrugicat e lagjeve.
Mëngjesi i së enjtes e ka gjetur kryeqytetit jo vetëm nën bardhësinë e dëborës, por temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe ngrica gjithandej. Të pamësuar me ngrica dhe dëborë, qytetarët e kryeqytetit kanë pësuar lëndime. 64 persona deri në mesditë i janë drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e parë për shkak të rrëshkitjeve. Kamera e In Tv ju sjell pamje nga brenda urgjencës së Spitalit të Traumës, ku me dhjetra të lënduar po merrnin ndihmën e shpejtë.
Ndërsa shumë prej të lënduarve kanë marrë vetëm ndihmën e parë mjeksore, e më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre, ka të tjerë që kanë pësuar dëmtime të rënda.
Profesori Agron Dogjani, kirurg pranë Spitalit të Traumës e cilësoi si një ngjarje të pazakontë numrin e lartë të qytetarëve të lënduar, ndërsa theksoi se të gjithë të dëmtuarit kanë qënë këmbësore dhe më të prekurit kanë qënë kryesisht moshat e mëdha.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka punuar pa ndërprerë përgjatë gjithë natës, që rrugët e kryeqytetit të jenë të kalueshme dhe pa probleme. Ndërsa efektivët e  bashkisë kanë qënë në gadishmëri për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Kryetari i Bashkisë përmes facebook ka bërë thirrje për me shume kujdes në levizjet nëpër rrugë.  
Megjithatë për shkak se në Tiranë rënia e borës në këto përmasa është një ngjarje e rrallë, ka të tjerë që i janë gëzuar bardhësisë, e së bashku me fëmijët apo nipërit janë argëtuar nëpër rrugët e qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0043370723724365