INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhoma Amerikane kritikon qeverinë për vonesat në rimbursimin e TVSH-së! Përgjigjet zyrtari i Tatimeve...

Dhoma Amerikane kritikon qeverinë për vonesat në rimbursimin e TVSH-së! Përgjigjet zyrtari i Tatimeve...

Publikuar më: 12:18 13-02-2019

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur shqetësimim në lidhje me rimbursimin e TVSH-së. Sipas Presidentit Crawford, biznesmentë kanë ankesa pasi tatimet nuk ju rimbursojnë në kohë TVSH-në. 

Mark Crawford tha: “Është diçka që nuk është zgjidhur akoma. Shqetësimet i janë shprehur vazhdimisht administratës tatimore”!
Për shqetësimin e mosrimbursimit, në kohë zv.drejtori i tatimeve, Xhavit Curri, pohoi problemin dhe sqaroi se është krijuar një drejtori e posaçme për procedurën e rimbursimit të TVSH.
“Dy momente janë që çedohet, kur tatimpaguesi zgjidhet nga sistemi që është subjekt me risk dhe duhet të kontrollohet, për të cilin kontrolli zgjat rreth 20 ditë. Ndërsa së dyti, kjo ndodh kur nga miratimi i shumës deri në kalim në llogari, ka pasur një sfazim në kohë. Është krijuar një vonesë deri në 6 muaj nga momenti i miratimit dhe kalimi i fondit. Po kërkojmë një zgjidhje për të sheshuar shqetësimet e tatimpaguesit”, tha Curri.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889