INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhoma Britanike e Tregtisë kundër ligjit të ri: Po orjentoni bizneset drejt lindjes së kuqe

Dhoma Britanike e Tregtisë kundër ligjit të ri: Po orjentoni bizneset drejt lindjes së kuqe

Publikuar më: 13:51 30-09-2016

Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Industrisë ka reguar ashpër në lidhje me ligjin e miratuar për anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomën e Tregtisë.
Kryu i Dhomës Britanike, Zenel Hoxha, thotë e ardhmja e bizneseve shqiptare është orientuar drejt vendeve perëndimore dhe jo drejt lindjes së kuqe. E këtu në fakt ai del në një farë mënyre në të njëtën linjë si Profesor Artan Fuga që është shprehur se është një masë fashiste.
Në deklaratë e kësaj dhome thuhet se anëtarësimi i detyruar është një kosto ekstra mbi të bërin biznes dhe një detyrim që mbi të gjitha krijon ndjesinë e të qenit në fuqi të sistemit të marrjes me dhunë, pasi ky ligj nuk i detyron dhomat lokale t’i ofrojnë diçka në këmbim biznesit.
“Modeli gjermano-italian nuk mund të krahasohet me gjobvënesit e rinj siç do të jenë dhomat në të gjithë territorin e Shqipërisë.Dhomat Bilaterale në vendin tonë janë një kontribut i madh profesional e demokratik për Shqipërinë. Ato çdo ditë kontribuojnë duke sjellë risi në shërbim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit si atij shqiptar por edhe të bizneseve të vendeve nga vijnë. E ardhmja e bizneseve shqiptare është orientuar drejt vendeve perëndimore dhe jo drejt lindjes se kuqe siç po tenton lidershipi aktual i biznesit shqiptar.’’ – thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667