INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhoma e Avokatëve reagon me tone të ashpra për vrasjen e Ravik Gurrës

Dhoma e Avokatëve reagon me tone të ashpra për vrasjen e Ravik Gurrës

Publikuar më: 21:29 22-03-2019

Dhoma e Avokatisë ka reaguar ashpër pas ekzekutimit të avokatit të njohur Ravik Gurra, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Dhoma kërkon nga organet ligjzbatuese që të gjenden dhe të vihen përpara drejtësisë autorët e kësaj vrasjeje të rëndë.

DEKLARATA:

'Dhoma e Avokatise te Shqiperise, nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kercenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit'.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941