INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhoma e Tregtisë Amerikane shfaq pakënaqësitë ndaj Ramës, shikoni arsyet

Dhoma e Tregtisë Amerikane shfaq pakënaqësitë ndaj Ramës, shikoni arsyet

Publikuar më: 20:06 02-11-2017

Mark Crawford, i ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ka folur për paketën fiskale për vitin 2018.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, pas kundërshtive të shumta publike, ka njoftua së fundmi edhe zyrtarisht, se përse është kundër paketës fiskale për vitin 2018 të paraqitur nga Ministrinë e Financave.

Pa hyrë në teknicizma të ndërlikuara, koncepti është që qeveria, ka parashikuar në projekt vendimin e buxhetit të delegojë me një VKM të mëvonshme përcaktimin e shumë ndryshimeve në sistemin fiskal, si përcaktimin e “kritereve , kushteve dhe proceduarave për zbatim”, pa përcaktuar qartësisht principet që duhet të ndjekë qeveria në përgatitjen e një dekreti të tillë.

 I ftuar në emision Kolaudim, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Amerikane Mark Crawford,ka sqaruar për In Tv  se kjo analizë është bërë nga ekspertë që e kuptojnë ligjin dhe kanë dalë në përfundimin se nëse kjo gjë ndryshon çdo ditë mund të kemi klientelizëm dhe “dyert” e hapura për krimin.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

Article Logic
Execution time: 0.0025050640106201