INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dhori Kule i rreptë me ata që dëmtojnë imazhin e UT: Janë perversë![VIDEO]

Publikuar më: 14:45 16-10-2017

Një prej zërave më të spikatur akademik është dhe ish rektori i UT, Dhori Kule aktualisht Dekan i Fakulteti Ekonomik. Në nisje të vitit akademik ai ndan përmes IN News një mesazh të ashpër për të gjithë zyrtarët e lartë apo dhe zërat kundër në lidhje me imazhin e Universitet të Tiranës, që në fakt së fundmi nga një raport paraprak i Agjencisë së Akreditimit në aspektin institucional ka dalë më i dobëti në Republikë. Po në lidhje me aspektin akademik Kule thotë se askush s’duhet të guxojë ta dëmtojë imazhi historik të tij.

“Të kesh dëshirë të rrënohet UT është perversitet. Të kontribuosh për rrënimin e UT është krim,” tha Kule për IN News.
Në fakt një raport paraprak dhe jo në mënyrë zyrtare për akreditimet e universiteve ka bërë që të hapet një debat i fortë, që sapo ka nisur në qarqet akademike dhe pritet të kulmojë në muajin dhjetor kur dhe do të publikohet zyrtarisht raporti final.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543