INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj 2 deputeteve në protestën e opozitës. Çfarë i kërkon Ruçit Aleanca e Grave [FOTO]

Dhuna ndaj 2 deputeteve në protestën e opozitës. Çfarë i kërkon Ruçit Aleanca e Grave [FOTO]

Publikuar më: 12:09 27-12-2017

Aleanca e Grave Deputete i ka nisur një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Gratë deputetë kërkojnë që kryeparlamentari Ruçi të dënojë dhe të marrë masa për deputetët por dhe punonjësve të policisë për dhunën e ushtruar ndaj Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.
Letra e plotë e Aleancës së Grave Deputete:
“Ne gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, pasi jemi njohur me aktet e dhunës së ushtruar ndaj deputeteve të opozitës në seancën plenare të datës 18.12.2017 në Kuvendin e Shqipërisë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për mungesën e reagimin nga ana juaj, si dhe tolerancën e treguar ndaj këtyre akteve të shëmtuara.
Të paktën dy deputete të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë (zj. Kejdi Mehmetaj dhe zj. Floida Kërpaçi) u bënë subjekt I dhunës dhe gjakosjes nga deputetët burra të Kuvendit të Shqipërisë dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Dhjetëra gra e vajza të tjera u dhunuan nga forcat e policisë së shtetit ndërsa po protestonin përballë Parlamentit. Ju, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe vetë kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna e nuk morët masa ndaj saj. Tolerance ndaj dhunuesve dhe heshtja juaj, tregoi se pas këtyre akteve, nxitëse e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju.
Në një akt të paprecedentë nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, e dhunuara dhe dhunuesi, u dënuan me forcën e kartonit nga mazhoranca juaj, në mënyrë të njëjtë duke provuar edhe një herë se dhuna ndaj grave është një fenomen që jo vetëm nuk luftohet nga mazhoranca juaj, por nxitës ndaj saj është vetë kreu i mazhorancë Edi Rama.
Në cilësinë e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtare të Aleancës së Grave Deputete. Dënojmë me forcë këto akte dhune, duke kërkuar nga ana juaj, marrjen e menjëhershme të masave [ër të dënuar maksimalish dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale dhe administrative, deutetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve Edi Rama.
Në këtë mënyrë , ju do të provoni se e keni seriozisht angazhimin konsensual të ndërmarrë me miratimin e Rezolutës nr. 1 datë 04.12.2017, të Kuvendit të Shqipërisë “Për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe rritjen e efekshmërisë së mekanizmave ligjore për parandalimin e saj”. Në të kundërt, nëpërmjet mosveprimit tuaj, ju do të zhbëni këtë angazhim konsensual që në ditët e para të miratimit të tij, duke treguar edhe në këtë rast se mbështetja ndaj Rezolutës së propozuar nga opozita ishte një akt fasadë.
Ftojmë të gjitha zonjat deputetet të Partisë Socialiste ti bashkohen protestës sonë kundër dhunës ndaj grave deputetete dhe grave e vajzave shqiptare.
Gjejmë rastin të shprehim edhe një herë angazhimin tonë, për të luftuar me forcë, dhunën ndaj grave dhe vajzave, pavarësisht nga vjen dhe pavarësisht se nga kush nxitet.
Me shpresën për një reagim institucional nga ana juaj.

letra.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602