INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dhuna” ndaj Blushit: Dade e Hafizi të shqyrtohet në grupin e PS

“Dhuna” ndaj Blushit: Dade e Hafizi të shqyrtohet në grupin e PS

Publikuar më: 14:06 06-03-2016

Arta Dade e Mimoza Hafizi e cilësojnë si “dhunë” ndaj deputetit socialist Ben Blushi, atë që ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku Blushi u fishkëllua nga anëtarë të PS në prani të Kryeministrit. Duke e konsideruar të papranushme këtë situate, dy deputetet socialiste, të cilat që në fillim kanë mbrojtur kauzën e Blushit për nevojën e garës për kreun e partisë, kërkojnë që kjo situatë të diskutohet në mbledhjen e grupit. Dy deputetet i kanë dërguar një letër grupit, në të cilin shprehin shqetësimin për incidentin e ndodhur në prani të Ramës dhe kërkojnë të analizohet ky rast, për të cilin ato thonë se është “i papranueshëm me parimet e PS”. Ky incident dhe letra e Dades dhe Hafizit pritet të diskutohen edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS –së.

Duke e konsideruar këtë situatë të papranueshme, Dade e Hafizi thonë se:  “Grupi PS të trajtojë incidentin i cili nuk ka lidhje me vlerat demokratike”

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658