INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj bluzave të bardha/Mjekët sërish në protestë

Dhuna ndaj bluzave të bardha/Mjekët sërish në protestë

Publikuar më: 09:39 12-03-2019

Prej ditësh mjekët kanë nisur protestat. Pas asaj në Durrës, Lezhë dhe Tiranë, sot kanë lënë punën mjekët e spitalit të Shkodrës. Ata kanë protestuar mëngjesin e sotëm për t'i thënë ndal dhunës ndaj bluzave të bardha.

Mjekët për mediat kanë thënë së kërkojnë mbrojtje dhe respekt për punën dhe kontributin e tyre në shërbim të shoqërisë.
"Ne besojmë fuqishëm që ambienti i punës së mjekëve duhet që të jetë larg çdo lloj dhune, çdo lloj bullizmi. Dhuna kontribuon në dhunë, në depresion dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e kujdesit. Nëse mjekët dhe infermierët nuk janë të sigurt, as klientët nuk janë të sigurt. Ne kemi nevojë që të ndryshojmë kulturën. Të nderuar kolegë, miq e shokë. Kjo është thirrje për veprim dhe bashkim. Së bashku duke folur në një zë, ne duhet t'i themi stop dhunës ndaj personelit mjekësor. Kjo është një thirrje ndaj institucioneve shtetërore, ndaj të gjitha mekanizmave të nevojshme për të na përfshirë në mbrojtje. Ka ardhur koha që të rishikohet edhe Kushtetuta, që të ashpërsohet dënimi për dhunën ndaj bluzave të bardha. Ju lutem, besoni te doktori dhe infermierët. Ndal dhunës ndaj personelit mjekësor', u shpreh një mjek.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053