INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj fëmijëve, dënohet me 2 vite burg ish-administratorja e kopshtit “Diren”

Dhuna ndaj fëmijëve, dënohet me 2 vite burg ish-administratorja e kopshtit “Diren”

Publikuar më: 15:57 24-11-2016

Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg, Anjeza Shabanin, e cila u shpall fajtore për veprën penale “Keqtrajtim të të miturve”. Ish-administratorja e kopshtit “Diren” u filmua duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të kopshtit. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, u publikua në muajin qershor dhe menjëherë pas saj u bë ndalimi i Anjeza Shabanit. Prokuroria kërkoi 4 vjet e 6 muaj heqje lirie për administratoren që dhunonte fëmijët, ndërsa gjykata ka marrë parasysh kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar dhe nga 3 vite burg, Shabani do të vuaj vetëm 2 vite. Kopshti “Diren” ku dhe ushtrohej dhunë ndaj të fëmijëve, ushtronte aktivitetin pa qenë i licencuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666