INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj grave, Suedia teston “call center” për të qetësuar burrat agresivë

Dhuna ndaj grave, Suedia teston “call center” për të qetësuar burrat agresivë

Publikuar më: 13:23 03-11-2018

Deri më tani jemi mësuar të dëgjojmë se call center funksionojnë për të dhënë shërbime të ndryshme ndaj qytetarëve duke nisur nga ato telefonike duke përfunduar tek produktet.

Por në Suedi call center do të kenë edhe një funksion tjetër do të përdoren për të qetësuar burrat aggressive.

Zyrtarët dhe punonjësit socialë suedezë shpresojnë që partnerët abuzivë nuk do t’i përdorin më duart por do të qetësohen duke telefonuar në një “call center” për ndihmë.

Një nismë e tillë pritet t’i japë fund problemeve të zakonshme me sherret në familje. Linja telefonike ndihmëse është një projekt pilot dy vjeçar i organizuar nga autoritetet lokale në Stokholm dhe në rajonin jugor të Skane, ku gjendet qyteti i tretë më i madh i Suedisë.

Shërbimi do të fillojë të pranojë thirrjet nga burrat e dhunshëm në janar.

Punonjësit socialë të trajnuar dhe psikologët do të jenë të gatshëm të këshillojnë dhunuesit që duan t’i japin fund karakterit ekspresiv dhe dëmtimit të partnereve të tyre.

“Disa abuzues janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre, dëshirojnë të ndryshojnë mënyrat e tyre, por ngurrojnë që të kërkojnë ndihmë”, thonë organizatorët.

“Linja telefonike do të “dërgojë një sinjal” për këta njerëz dhe “do ta zvogëlojë pak turpin”, kështu që ata do të jenë të gatshëm për të kërkuar ndihmë”, tha Andrea Hansson, një punonjëse sociale në Qendrën e Krizave në Malmo.

Article Logic
Execution time: 0.0022997856140137