INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dhuna ndaj mjekëve. Bluzat e bardha ankohen pranë Urdhrit të Mjekëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 10-08-2017

Por ndryshe nga pacientët, mjekët duken me aktivë në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndërsa qytetarët nuk i janë drejtuar në asnjë rast Urdhrit të Mjekëve mbi shkeljen e Kodit Etik nga bluzat e bardha këto të fundit nuk kanë qëndruar në heshtje. Burime pranë Urdhrit të Mjekëve bëjnë të ditur për IN Tv se pranë kësaj strukture në vazhdimësi mjekët kanë denoncuar dhunën e pacientëve kundrejt tyre. Rasti i fundit ishte ai i Shkodrës, ku në fund të muajit korrik një mjek kirurg u dhunua me mjete të forta nga një i afërt i pacientit të tij. Ndërkohë mjeku kirurg mësohet se ka denoncuar dhunën pranë Urdhrit të Mjekëve. Por ajo që po shqetëson më shume urdhrin e mjekëve është largimi i bluzave të bardha nga vendi ynë. Vetëm për vitin 2016 e deri në këto momente që flasim për 2017 janë larguar nga vendi 320 mjekë. Një shifër kjo shumë shqetësuese për urdhrin e mjekëve, të cilët kanë ngritur alarmin se vendi me këtë ritëm mund të mbetet pa mjeke specialistë. Kryesisht mjekët janë larguar drejt Gjermanisë, e cila në fakt është bërë e lakmueshme nga bluzat tona të bardha për shumë arsye. Siguria në punë, kushte financiare shumë herë më të mira por dhe një të ardhme të sigurtë. Përveç mjekëve edhe një numër shumë i madh infermierësh janë larguar nga vendi, me destinacion kryesisht Gjermaninë.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658