Pas dhunës të ushtruar kundrejt një mjeku në Durrës, kolegët e tij kanë dalë sot në protestë duke dënuar aktin e rëndë. Mjekët pezulluan mëngjesin e sotëm për një orë punën e tyre duke kërkuar mbrojtje.
Protesta vjen dy ditë, pasi mjeku Gerald Kola u godit me tullë në fytyrë pas një sherri mes dy të dehurve.
Mjeku i ri kishte ndërhyrë për të ndarë dy personat dhe është goditur nga njëri prej tyre me tullë në drejtim të fytyrës.
Policia ka arrestuar dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.