INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna në familje, OSBE: 34 gra u vranë në 10 vite

Dhuna në familje, OSBE: 34 gra u vranë në 10 vite

Publikuar më: 09:34 18-01-2019

Vrasja e 34 grave brenda një dekade dëshmon se dhuna në familje është fenomen shqetësues dhe në rritje.  Një raport i publikuar të enjten nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) për dhunën në familje në Kosovë ka publikuar të dhënat. "Raporti ka konstatuar se vetëm vitin e kaluar mbi 400 viktima kanë kërkuar strehim nëpër strehimoret, që merren me viktimat e dhunës në familje", shkruan sot Koha Ditore. Duke qenë fenomen në rritje, OSBE-ja ka rekomanduar që të shtohet numri i strehimoreve, e veçanërisht të sigurohet financim i qëndrueshëm për to. Në anën tjetër, zyrtarë të institucioneve vendore kanë pranuar se situata është shqetësuese, por kanë thënë se këtë vit do të bëjnë edhe më shumë për minimizimin e nivelit të dhunës. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, gjatë publikimit të raportit, ka thënë se kërkesa e 400 viktimave të dhunës për strehim nënkupton se strehimoret shpëtojnë jetë dhe janë të domosdoshme. Ka thënë se është fakt i frikshëm që vendi më i rrezikuar për jetën e gruas është shtëpia e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764