Pas vrasjes së gjyqtares Fildize Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, policia ka vendour ti ndjek më me kujdes rastet e dhunës në familje. Kështu vetëm gjatë 24 orëve të fundit tre persona janë arrestuar në Tiranë në akuzën e dhunës në familje. Të dhënat e policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar Selman Murati, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.Murati, 37 vjeçe. Në pranga ka rënë dhe Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë të Kamëzës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, A.P., 32 vjeçe. Ndërsa Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar të Vorës, ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.Ismaili, 35 vjeçe.