INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna në stadiume, Rama: Burg deri në përjashtim përjetë kush shkel në fushë

Dhuna në stadiume, Rama: Burg deri në përjashtim përjetë kush shkel në fushë

Publikuar më: 11:34 11-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra deri në dënim me burg dhe përjashtim për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në stadiume.

Gjatë një takimi mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare kreu i qeverisë tha se duhet të ndryshojë menjëherë kodi penal.

“Ne do ndërhyjmë menjëherë në kodin penal dhe kapërcimi i vijave të bardha, drejt tapetit të gjelbër, do dënohet me 3 vjet burg, jo me gjobë, por me burg. Kush kalon vijën e bardhë, është një kërcënim fizik për ata që po ushtrojnë detyrën e tyre, qoftë për futbollistët e qoftë për gjyqtarët. Kemi domosdoshmërinë që ta bisedojmë dhe aplikojmë këtë nismë ligjore.Po ashtu, do të ketë përjashtim përjetë të atyre që shkelin vijat e bardha, ky do jetë hapi i parë që duhet të bëjë Parlamenti pas ndryshimit të kodit ligjor”.

Ai hoqi një paralele me Britaninë e Madhe në vitin ’89, ku një masë e tillë u mor për të parandaluar dhunën dhe që ishte efikase për ata që shkelnin ligjin.

Kreu i qeverisë e konsideron si të domosdoshme vendosjen e kamerave të sigurisë në stadiume nga ana e klubeve të futbollit.

“Dhuna nuk është vetëm çështje e policisë. Jetojmë në epokën e teknologjisë dhe duhet të garantohet monitorimi i stadiumeve me kamera, klubet të detyrohen të pajisin impiantet me kamera që t’i japë mundësi policisë të identifikojë keqbërësit në stadium dhe të bëjë që prokuroria të mos kthejë kërkesat e gjykatës me prova”, – tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008