Edi Rama duket se i ndjek nga celulari zhvillimet që po ndodhin në gjykatën e Tiranës dhe protestën e deputetëve të PD dhe LSI atje së bashku me qytetarët që presin gjyqin ndaj 23 të akuzuarve për protestën në Kalimash.
Dhe ai shfaqet në kryeqytet, në Tiranë, por në kafe. Krah tij është njeriu që mbështet më shumë protestat, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Por edhe politikani Kosovar Fatmir Limaj.
Sot në Tiranë është mbledhur konferenca e partive evropiane socialiste dhe Rama në orën 13.00 pritet të dalë në një konferencë për shtyp për këtë ngjarje.