INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunë barbare ndaj biznesmenit: Ja pse më dhunuan!

Dhunë barbare ndaj biznesmenit: Ja pse më dhunuan!

Publikuar më: 11:34 19-09-2018

Biznesmeni nga Tirana Andrea Zoga, ka rënë pre e dhunës. Mbrëmjen e djeshme ai ka folur nga spitali, ku tashme po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në lidhje më ngjarjen vetë biznesmeni ka hedhur dyshimet e para, ku thekson se : ky konflikt ka ndodhur për shkak të një problemi që ka pasur vëllai i tij. Gjatë dëshmisë së tij, ai tregoi se ishin 4-5 persona që i kishin zënë pritë pranë shtëpisë së tij, me një automjet tip "Golf".

 Andrea Zoga tregoi se është një nga sponsorat e Ambasadës Amerikane në festën amerikane.

“Nuk flas prej vitesh me tim vëlla, kemi pasur një konflikt dhe mendoj se kjo ka lidhje më atë ç’ka ndodhur mes nesh. Dallova dy persona me kapele që kishin ulur kokën e po drejtoheshin drejt meje. Njëri godet nga para, një nga mbrapa e katër të tjerë dolën nga makina e më rrahën në mënyrë makabre”, tregon Zoga.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592