Dhuna në familje është një plagë që vijon në vendin tonë. Madje metodat që përdoren janë nga më të frikshmet madje deri në përdorimin e kaçavidave. E tillë është ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Fier, ku mësohet se një 48 vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe për këtë ka përdorur dhe mjete të mprehta (kaçavidë). Por për fat të mirë ngjarja është mbyllur pa viktima dhe Fatmir C është arrestuar në flagrancë nga policia.
Sipas policisë arrestimi u bë pasi në banesë ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.C, 42 vjeçe, në prezencë të vajzës së tyre të mitur 16 vjeç.