INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dhunë mes femrave”, 36 vjeçarja godet mjeken në Durrës

“Dhunë mes femrave”, 36 vjeçarja godet mjeken në Durrës

Publikuar më: 15:17 08-09-2017

Bluzat e bardha kanë rënë shpesh pre e dhunës së pacientëve apo të afërmve të tyre. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Durrës, ku një grua 36 vjeçare ka goditur me mjete të forta doktoreshën e Qendrën Shëndetësore në lagjen numër 4. Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë të ditur se dhuna e pacientes ndaj mjekës ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë, Komisariati i Policisë Durrës
“Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për T.M, vjeç 36, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendrën Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764