Një 71 vjeçar nga Bllashi ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga djali i tij 35 vjeçar. Pas dhunës të vazhdueshme fizike por dhe psikologjike, djali dhunues ka rënë në pranga të policisë. Mësohet se 35 vjeçari Alfons M., është arrestua në flagrancë nga policia, pasi dhunonte vazhdimisht e tij të moshuar.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë Alfons M., 35 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 71 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.