Uniforamt blou të kryeqytetit kanë vënë në pranga një 18 vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën tek “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe. Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për Aldo Troskin i cili u arrestua më 2 mars pasi sipas policisë ka goditur me sende të forta drejtorin e shkollës e identifikuar me inicialet Xh. Q., 56 vjeç, dhe N/Drejtoreshën, e identifikuar me inicialet O. I., 36 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 02.03.2017, u arrestua shtetasi Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe, ka goditur me sende të forta Drejtorin e shkollës shtetasin Xh. Q., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe N/Drejtoreshën, shtetasen O. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal”.