Dhuna në familje ka përfshirë një familje në Lezhë. Gjyshja dhe xhaxhai dhunojnë mbesën e tyre 15-vjeçare. Policia bën me dije se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për Z. D., 15 vjeçe, banuese në Shëngjin, pasi xhaxhai B. D., dhe gjyshja Z. D., respektivisht 44 dhe 63 vjeç kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Mësohet se materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.
Ndërsa një 35-vjeçar ka dhunuar vjehrrën e tij në Vlorë.
Për pasojë, sipas Policisë Vendore, mësohet se u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A. R., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dhëndëri E. G., 35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.