Dritan Xhafa është arrestuar pas denoncimit për dhunë ndaj djalit të mitur dhe bashkëshortes.
Sipas policisë, Xhafa banues në fshatin Kareç të Durrësit për motive të dobëta pas një grindje në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.Xh. 41 vjeçe dhe djalit të tij të mitur 13 vjeç. Ka qenë vetë gruaja që e ka denoncuar në polici, e cila më pas ka arrestuar kryefamiljarin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”.