Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur.
Sipas policisë i arrestuari është Fran Gjergji 44 vjeç banues në qytetin e Durrësit.
Ditën e djeshme pas një debati familjar në shtëpi, 44-vjeçari ka goditur me grushte vajzën e tij shtetasen R.Gjergji 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.
Pas ngjarjes, policia ka marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu dhe ka vënë në pranga babain dhunues.