Një 37 vjeçar nga Korça ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Për këtë arsye specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bëjnë me dije se kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Kristaq Nuno. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policies së Korçës.