Tjetër video e rëndë është publikuar në rrjetet sociale. Shënjestra e dhunës është sërisht një vajzë, po këtë herë në zemër të kryeqytetit.
Në pamjet e rënda duke qartë se një djalë godet me grusht një vajzë në kokë. Ai ka shkuar direkt te vajza, pa folur fare teksa ajo ishte nën shoqërinë e një djali tjetër dhe e ka goditur. Po ky i fundit ka bërë një përpjekje për të mbrojtur vajzën.
Një ditë më parë u publikua dhe një video tjetër tronditëse, ku ish bashkëshorti goditi me grushta ish gruan, në rrugë në Vlorë dhe në sy të fëmijëve.
Po policia mundi të arrestonte dhunuesin vlonjat, I. Paja.